image Kadaj-Bujupi: Nëse Kurti dështon, AAK është e gatshme të ofrojë zgjidhje për vendin

Kosovë

Qeveria/ Kadaj-Bujupi: Nëse Kurti dështon, AAK është e gatshme të ofrojë zgjidhje për vendin

news image

Nënkryetarja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se do të presin afatet kushtetuese dhe në rast të dështimit të Vetëvendosjes për ta bërë qeverinë, AAK-ja do të reagojë.

Kadaj-Bujupi nuk e ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së AAK-së në një koalicion qeverisës.

‘’Ne po presim afatet prej 15 ditësh sipas afateve Kushtetuese dhe pastaj në rast të dështimit, sigurisht që si Aleancë asnjëherë nuk kemi pasur mungesë të vullnetit të kontribuojmë për interes të vendit kemi marrë përgjegjësi për tema të mëdha jashtëzakonisht të rëndësishme dhe do të ulemi e të diskutojmë dhe do të marrim vendimet e duhura’’, tha ajo për EO.

Kadaj-Bujupi theksoi se mandatari nuk po e ka guximin të marrë përgjegjësi për ta udhëhequr vendin, prandaj kërkon që të lëshohet rruga për marrëveshje të reja, pasi që sipas saj vendi rrezikon të bllokohet.

“Po presim që dy partitë të dalin më rezultate përfundimtare dhe do shohim se cilat do të jenë ato, varësisht prej situatave Aleanca do të jetë në rolin e saj, pra për të përkrahur themelimin e institucioneve të vendit dhe për të ecur tutje në proceset që na presin’’, tha ajo./ Gazeta Sinjali/