Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani sot ka publikuar pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej duke u valëvitur ndërmjet atij të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përcjellë Gazeta Sinjali.
Flamuri dardan ishte simbol i liderit historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në lidhje me këtë ka reaguar Isa Mustafa, i cili këtë veprim e ka cilësuar gënjeshtër folklorike.
“Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendrës së djathtë-konzervatore”.
”Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”.
“VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërish të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane”.
“Është një gënjeshtër folklorike!”, përfundon Mustafa”, u shprehë ai.
Ndaj kësaj deklarate shefi i stafit në Presidencë, Faton Peci i cili ka thënë se ka kaluar koha kur mendimi i Mustafës ka pas peshë.
“Është komplet jo relevante se çfarë thotë Isa Mustafa për ne. Koha kur mendimi i tij ka pasë ndonjë peshë, tashme i takon të kaluarës”, ka shkruar ai.