“Dëshira e saj gjithmonë ka qenë që unë të kem një shkollim”, tregoi reperi shqiptar, Arian Agushi i njohur si Gold Ag, i cili pas përfundimit të viteve studentore ka njoftuar se është diplomuar.
Madje, i njëjti ka zbuluar se ka vendosur që ta vazhdojë edhe masterin dhe se këtë sukes ia dedikoi nënës së tij ish-mësuese.
Postimi i tij:
‘’Faleminderit kolegëve për dashnin, respektin dhe ndihmën në çdo aspekt.
Nanën time mësuese kur u larguam nga Presheva në vitin 1997, kur e pyesnin pse po shkoni në Prishtinë, u thoshte të gjithëve për shkollimin e Arianit.Dëshira e saj gjithmonë ka qenë që unë ta kem një fakultet. Dëshirën e saj e plotësova me diplomim e po e vazhdoj me master. Nanë e di që ty nuk të duhet diploma ime, por unë herët a vonë do t’ia shoh hajrin fjalës tënde. FALEMINDERIT ZOT’’, ka shkruar Ariani.