Sarah Maslin Nir është një prej reporterëve të New York Times e cila ka mbuluar temën e pandemisë në vend.
Ajo rezultoi pozitive me COVID-19 dhe ndoqi rregulloret për vetizolimin për 14 ditë.
Për CNN ajo shpjegon dhe se si e ka përjetuar të gjithë situatën si dhe gjendjen shëndetësore që ajo ishte.
“Kam kaluar 6 ditë e shtrirë pa lëvizur. Edhe të ngrija dorën për të vendosur telefonin në vesh ka qenë shumë e lodhshme”.
Nir gjithashtu kritikon dhe politikat që ndjek New York për personat që rezultojnë pozitivë nga COVID-19. Sipas saj, pasi dikush nuk shfaq simptoma, ai mund të dalë pas 3 ditësh.
Ndërkohë që ajo shprehet se pasi vetë gazetarja nuk ka shfaqur simptoma, Nir do të zbatojë politikat e Kinës.
Në Kinë, personat e shpallur të shëruar i nënshtrohen edhe dy testeve të tjera brenda 48 orëve ndërkohë që duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në karantinë.
Ajo gjithashtu i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë veten dhe të tjerët.
“Të dalësh jashtë në këtë situatë nuk është vetëvrasje. Por konsiderohet vrasje ndaj të tjerëve”.