Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se paralajmërimet për një sulm rus në vendin e tij po ngjallin “panik” duke kërkuar të shfaqen prova të forta të një pushtimi të planifikuar.
“Ne i kuptojmë të gjitha rreziqet. Ne e kuptojmë se rreziqet janë atje”, u tha Zelensky gazetarëve.
“Për momentin, armiku më i madh i popullit është paniku në vendin tonë. Dhe të gjitha këto informacione vetëm sa po shkaktojnë panik dhe nuk po na ndihmojnë”, tha ai.
“Nëse ju ose dikush ka ndonjë informacion shtesë në lidhje me një shans 100 për qind të një pushtimi, na jepni” shtoi ai.