image “Ka me ta kallë shpinë” - Vëllai kërcënon me thikë vëllain në Mitrovicë

Siguri

“Ka me ta kallë shpinë” – Vëllai kërcënon me thikë vëllain në Mitrovicë

news image

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve në Mitrovicë ka eskaluar në kërcënim, gjatë ditës së djeshme, raporton Sinjali.

Njëri vëlla dyshohet se kërcënoi me thikë vëllain tjetër duke iu drejtuar me fjalët “ka me ta kallë krejt shtëpinë”.

Viktima u detyrua ta denoncojë vëllain në Polici pasi u frikësua për shkak të kanosjes.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ka ikur nga shtëpia dhe nuk është gjetur nga Policia.

Lidhur me rastin, prokurori ka dhënë urdhër që të nisin hetimet për “kanosje” dhe të punohet për kapjen e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/