image Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Kosovë

Koalicioni/ Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së

news image

Ky takim i krerëve të Lidhjes Demokratike vjen pak orë para se të njëjtët të mbajnë edhe takimin e parë me Vetëvendosjen për t’u dakorduar për programin qeverisës.

Mediat u lejuan që të marrin vetëm pamje.

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, kanë konfirmuar dje se do të angazhojnë ekipe punuese për të biseduar për një koalicion të mundshëm, pas takimit të parë që e patën pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratikë e Kosovës janë pajtuar që të qeverisin bashkë.

Ende nuk është bërë e ditur nga partitë se në sa ora do të mbahet takimi i parë në mes të grupeve koordinuese. /Gazeta Sinjali/