image "Ka dy vjet që s’ka ardhur në Kosovë", flet vëllai i viktimës nga Juniku

Sociale

“Ka dy vjet që s’ka ardhur në Kosovë”, flet vëllai i viktimës nga Juniku

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e viktimave ishin edhe Gjyle Maloku dhe Leonora Gjota-Kolmekshaj nga komuna e Junikut.

Lajmi për vdekjen e tyre ishte konfirmuar gjatë ditës së sotme nëpërmjet një postimi në Facebook nga Komuna e Junikut.

…Në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku“, shkruhej ndër të tjera në postimin e Komunës.

Vëllau i Leonorës, Luan Gjota, ka thënë se gjatë ditës nuk kanë ditur asgjë për fatin e motrës edhe pse janë munduar ta kontaktojnë. Ndërsa lajmin për vdekjen e saj e kanë marrë në mbrëmje.

Kam qenë nëpër rrugë duke ardhur prej Zvicrrës, dje në mëngjes kam mbërri. Pasi kam qenë me krejt familjen,  më ka thirrur dhëndri dhe na ka treguar që ka qenë me dy djemtë dhe fatmirësisht djemtë kanë pshtu mirë por për motrën nuk ka pasur lajm”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Tutje ai ka shtuar se për shkak që gjësendet e pasagjerëve kishin humbur, motrën e tij e kanë identifikuar me informatat që i kanë marrë nga djemtë e saj.

Ka qenë pak e vështirë, ata në kontakt me djemtë i kanë marrë disa të dhëna dhe në bazë të asaj e kanë bërë edhe identifikimin”.

Ndërsa për trupin e të ndjerës thotë se do ta sjellin në Kosovë.

Në Kosovë do të vjen. Nuk kam informata ende se kur”.

Ai ka treguar që kishte që 2 vjet që nuk kishin ardhur në Kosovë për shkak të pandemisë por kësaj here i gjeti fatkeqësia./Gazeta Sinjali/