image Jusuf Buxhovi flet për vendin e ish-presidentit Hashim Thaçi në historinë e Kosovës

Kosovë

Jusuf Buxhovi flet për vendin e ish-presidentit Hashim Thaçi në historinë e Kosovës

news image

Historiani Jusuf Buxhovi ka folur për pozicionin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në historinë e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tregon se Thaçi e ka vendin në organizimin e UÇK-së dhe ka qenë faktor i rëndësishëm në Lëvizjen Popullore të Kosovës.

“Hashim Thaçi është pjesë e historisë. E ka vendin e tij në organizimin e UÇK’së. Në librin tim ia jepi vendin e faktorit të rëndësishëm në LPK. Por, edhe aty nëse i shihni reagimet e atyre njerëzve janë përçarëse. Kemi padi të ngritura nga njeriu që ka udhëhequr LPK-në në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin”, tha Buxhovi në T7.

Po ashtu, Buxhovi ka folur edhe për kampanjën “Liria ka emër”, që është nismë për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Liria ka emër është fushatë e njëanshme. Liria nuk është pronë e kërkujt. Ne nuk kemi të drejtë identifikimin e dy-tre personave me lirinë”, theksoi Buxhovi./Gazeta Sinjali/