image Justin Bieber tregon për arrestimin dhe periudhën më të errët të jetës së tij

Bota e Yjeve

Justin Bieber tregon për arrestimin dhe periudhën më të errët të jetës së tij

news image

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, ka postuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet i arrestuar nga policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo fotografi kishte lidhje me arrestimin e tij, që ndodhi 7 vjet më parë. Justin u shpreh se nuk ndihet aspak krenar me këtë gjë.

Artisti tregoi se në atë kohë ndihej shumë i palumtur, konfuz dhe i zemëruar.

“Sot 7 vjet më parë u arrestova, nuk ishte momenti im më i mirë. Aspak krenar për atë çfarë po kaloja. Isha i lënduar, aspak i lumtur, konfuz, i zemëruar, i paudhëzuar dhe i zemëruar me Zotin. Gjithashtu vishja shumë lëkurë për dikë që jeton në Miami. E gjitha kjo për të treguar se Zoti kishte rezervuar një rrugë të gjatë për mua” , ka shkruar ai.

Ai ka këshilluar ndjekësit e tij që jetën e tyre ta lënë në duart e Zotit dhe të mos e lejojnë “turpin” t’ua shkatërrojë të tashmen.

Nga atëherë deri tani, kam kuptuar diçka. Zoti ishte i afërt me mua po aq sa është tani. Shtysa ime për ju është të lejoni të shkuarën t’ju rikujtojë sa larg ju ka dërguar Zoti në jetë. Mos lejo ‘turpin’ të të shkatërrojë të sotmen dhe lejo Zotin të kujdeset për jetën tënde. Ju dua me gjithë zemër “, ka shkruar Justin.

/Gazeta Sinjali/