image Justin Bieber dhe Benny Blanco sjellin projektin “Lonely”

Bota e Yjeve

Justin Bieber dhe Benny Blanco sjellin projektin “Lonely”

news image

Justin Bieber ende gëzon të njëjtën famë, ai ka punuar gjatë për të qenë kaq unik duke sjellur pa ndalur projekte të suksesshme.

Ai së fundmi ka bërë publik projektin e tij të fundit.

“Lonely” mban emrin projekti muzikor, që erdhi në bashkëpunim me artistin Benny Blanco.

“Të jem i sinqertë, është e vështirë për mua të dëgjojë se sa e vështirë ishte të vija deri në këtë kapitull. Është e fuqishme të pranosh dobësitë, për këtë mendoj se kjo është është e fuqishme”, ka shkruar Justin në përshkrim.

Në videoklip shfaqet këngëtari në moshë të vogël, derisa qëndronte para një pasqyre, derisa vjen dikush dhe e shtyn përpara.

Po ashtu në pjesën kur ai del në skenë, shfaqet Justin me të vërtetë duke qenë i vetmi duke e dëgjuar ‘veten’.

https://www.instagram.com/p/CGY8Z27Hd5N/?utm_source=ig_web_copy_link

Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Lonely” është pritur jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Gazeta Sinjali/