Këngëtari Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey u rimartuan ditë më parë dhe një ceremoni martese u mbajt në Montage Palmetto Bluff në Karolinën e Jugut. Por dashuria e tyre nuk është aq idilike sa mund të duket.
Konkretisht, një video e postuar në Instagram tregon Hailey duke joshur burrin e saj ndërsa ai i thotë asaj: “Largohu nga unë, ne jemi martuar tani. Kjo është një martesë pa dashuri”.
Pas kësaj, Hailey qesh dhe e pyet nëse po bënte shaka, gjë të cilën ai e konfirmon. Kjo ishte e mjaftueshme për fansat të konkludojnë se Bieber ende nuk e ka tejkaluar dhimbjen nga ndarja me Selena Gomez.
Justin dhe Hailey u njohën më 2009, dhe u martuan për herë të parë në 2018.