image Jurgen Klopp merr përsipër fajin për humbjen e Liverpoolit ndaj Burnley

Futboll

Jurgen Klopp merr përsipër fajin për humbjen e Liverpoolit ndaj Burnley

news image

Jurgen Klopp mori fajin për humbjen e Liverpoolit 1-0 ndaj Burnley të enjten në mbrëmje, duke thënë se gjithmonë është faji tij, shkruan Sporti në Sinjali.

“Ne e humbëm ndeshjen e cila është shumë e pamundur, por e bëmë atë”, ka thënë Klopp për Sky Sports pas humbjes.

Klopp është shprehur se është detyra e tij të sigurohet që djemtë kanë ndjenjat dhe besimin e duhur.

“Ky është faji im. Është detyra ime të sigurohem që djemtë kanë ndjenjat dhe besimin e duhur. Kjo nuk funksionoi”, tha trajneri.

Trajneri i Liverpoolit u shpreh se kishin disa raste, por që nuk rezultuan me gol.

“Ne e kishim topin shumë dhe krijuam disa situata që janë në rregull, por vendimi ynë përfundimtar nuk është i duhur. Unë thashë të njëjtën gjë javën e kaluar”, shtoi Klopp.

/Sporti në Sinjali/