image Jurgen Klopp kërcënon Liverpoolin me largim

Sport/ Jurgen Klopp kërcënon Liverpoolin me largim

news image

Jurgen Klopp ka premtuar se ai do të largohet nga posti i trajnerit të klubit nëse Liverpooli ia publikon ndonjë fjalim të tij në zhveshtore online, pasi Salzburgu ia publikoi fjalimin Jesse Marschit gjatë takimit mes dy klubeve në Anfield, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Një video e trajnerit të Salzburgut, Marsch, pas pjesës së parë në zhveshtore, u publikua në rrjetet sociale ditën vijuese. Ai u lavdërua për mënyrën se si i kishte nxitur lojtarët e tij ta kërkojnë fitoren kundër Liverpoolit.

Por, Kloppi ka thënë se nuk do ta toleronte një gjë të tillë nga Liverpooli.

“Nëse LFCTV do ta transmetonte një video timen në një situatë të atillë, unë do të largohesha nga klubi. Kjo është e vërteta dhe kjo është e gjitha që unë kam për ta thënë për këtë”, ka thënë Kloppi para ndeshjes me Leicester City.