Derisa reagon për ngritjen e memorialit në Tiranë për të vrarët e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj, tërheqë vërejtjen se në Shqipëri mungojnë memoriale për të vrarët në Kosovë apo shqiptarët e vrarë në Mal të Zi.
Ish-Këshilltari Ligjor kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë, dhe ekspert i OPDAT, Juncaj, i bën thirrje politikës që para se të vendoste këtë memorial turk, duhet të ndërtonte një memorial për shqiptarët e vrarë.
“Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.
- Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.
- Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.
Një nga ata burra është gjyshi im i madh.
Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojmë të shohin emrat e
tyre edhe në park. Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës, sepse
ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll. (Turqit do të
pajtoheshin me ne për këtë).
Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Është derdhja
e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni
gjithashtu”, shkruan Juncaj./Sinjali/