image "Ju premtoj se çdo vit kam me ju dhanë një koncert të tillë"

Muzikë

“Ju premtoj se çdo vit kam me ju dhanë një koncert të tillë”

news image

Tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj pas koncertit që mbajti mbrëmë në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, u ka premtuar publikut se do të mbajë për çdo vit një koncert të tillë.

Lahaj ka vendosur që përmes rrjetit social, Facebook t’i falënderojë të gjithë ata që mbrëmë ishin prezent në koncert, transmeton Sinjali.

Nga sheshi i të madhit Skënderbe, e me hovin e trokut të tij, sh’iptarët do t’i biejnë botës anë e mbanë, për me tregue që jemi diamanti i Evropës, jo ai qe ju është e shtremnue ndër shekuj! Ju dua, qysh e do nana fëmijën, ohh sh’iptarët e mi të dashur! E ju premtoj se cdo vit kam me ju dhanë një koncert të këtillë, për çdo vit kemi me i këndue bashkë dashnisë e lirisë. Një falënderim i madh për komunën e Prishtinës, orkestrës mbarëkombëtare dhe kolegëve të mi nga vendi e ndërkombëtarë.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e disa imazheve të publikuar.

Mbrëmë në sheshin “Skëndërbeu” të Prishtinës është mbajtur koncerti “Ramë Lahaj & Friends”. Koncerti ka qenë i organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe u mbajt në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Diasporës”./Sinjali/

https://www.facebook.com/rame.lahaj/posts/2438382699784289