image “Ju njoh të gjithëve, kam me ju vra”, kërkohet paraburgim për 39-vjeçarin nga Prizreni

Drejtësi

“Ju njoh të gjithëve, kam me ju vra”, kërkohet paraburgim për 39-vjeçarin nga Prizreni

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një 39-vjeçar të arrestuar, për dyshimin për gjuajtje me armë zjarri në një restorant në Prizren.

Tani Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe kanosje.

Sipas komunikatës së prokurorisë, i dyshuari ka mbajtur në kundërshtim me ligjin një armë të llojit “Glock 17” dhe 16-të fishekë kurse më 31 janar në orët e mbrëmjes në Prizren ka shkaktuar rrezik të madh për jetë disa personave.

Më datë 31 janar 2022, në orët e mbrëmjes në Prizren, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa ishte duke qëndruar në lokal gjuan me shishe birre në drejtim të një personi në lokal dhe nxjerrë pistoletën nga brezi, ku ndërhynë pronari duke kërkuar ta lëshon armën, me ç ‘rast arma shkrep dhe vetë i pandehuri lëndohet në gishtin tregues të dorës së majtë dhe në këmbën e majtë, me çka në vend publik shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më datë, vend dhe kohë të njëjtë si më lart me rastin e intervenimit të zyrtarëve policor i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe me rastin e vendosjes së prangave i është kanosur zyrtarit policor, të dëmtuarit, duke iu drejtuar me fjalët “ju njoh të gjithëve, ………., kam me ju vra”, i cili edhe pas trajtimit mjekësor ka përsëritur kërcënimet e njëjta“, thuhet në komunikatë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/