image Jovanoviq dhe Vuçiq përplasen për humbjen e vitit 1999 në Kosovë

Rajon

Jovanoviq dhe Vuçiq përplasen për humbjen e vitit 1999 në Kosovë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq e ka vlerësuar si “rrezik të dyfisht” deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se në vitin 1999 u shpall “kapitullim i pjesshëm” dhe se “shteti ishte në një situatë të pashpresë”, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë të shkruar, Jovanoviq theksoi se Aleksandar Vuçiq me këto deklarata paraqiti një humbje të papranueshme ndaj Kosovës, sepse në vitin 1999 sipas tij nuk u shpall kapitullim.

“E vërteta është krejtësisht e ndryshme. Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, si dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcaktojnë kushtet për ndërprerjen e armiqësive dhe vendosjen e paqes. Këto kushte jo vetëm që nënkuptojnë që Kosova dhe Metohija të jenë pjesë integrale e Republikës Federale të Jugosllavisë, përkatësisht Republikës së Serbisë, por gjithashtu parashikojnë kthimin e një numri të caktuar të forcave të sigurisë serbe në Kosovë dhe Metohijë”, tha kryetari i DSS-së.

Ai beson se injorimi i këtyre “fakteve” nuk paraqet ndonjë sjellje të përgjegjshme, sepse pozicioni i Serbisë është aq i dobët dhe rrjedhimisht pozicioni i separatistëve shqiptarë në Kosovë është forcuar, duke theksuar se “S’mund ta mbrosh Serbinë duke falsifikuar fakte”.

“Kushtetuta e Republikës së Serbisë, së bashku me aktet juridike ndërkombëtare paraqet kornizën e vetme për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Të gjithë zyrtarët shtetërorë dhe në radhë të parë presidenti i Serbisë duhet t’i përmbahen asaj kornize”, përfundoi Jovanoviq. /Gazeta Sinjali