Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar se ka nisur përgatitjet për të dueluar ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.
Ky i fundit vjen nga kategoria “light heavyweight”, është i pamposhtur dhe synon të jetë kampion bote edhe në peshën e rëndë.
Për më tepër, që Usyk është i mandatuar nga WBO për të dueluar ndaj Joshua.
Duke folur për Usyk, britaniku tha: Është një boksier i fortë, që ka shumë gjasa të jetë rivali im i ardhshëm në duelin tim të radhës, në mars ose prill.
“Unë dua të përballem me rivalë si Usyk, që më pas të them se isha unë ai që e munda për herë të parë. E kam studiuar mënyrën se si lëviz, bokson dhe po përgatitem për të dueluar ndaj tij”, u shpreh Anthony Joshua.
Joshua e mposhti Ruizin në rimeç në Arabinë Saudite për t’i rimarrë titujt e botës.