image Joshua përdorë klauzolën për t'u përballur përsëri ndaj Usyk

Sporte Luftarake

Joshua përdorë klauzolën për t’u përballur përsëri ndaj Usyk

news image

Promotori i Oleksandr Usyk, Alex Krassyuk ka konfirmuar se Anthony Joshua ka aktivizuar klauzolën e rimetchit.

Joshua u mposht me stil nga ukrainasi, që e dominoi në çdo raund fundjavën e kaluar.

Një klauzolë e rimetchit ishte vendosur në kontratë, edhe nëse britaniku i humb apo mbron gjithë titujt.

Tani, Krassyuk ka konfirmuar se Joshua ka aktivizuar këtë klauzolë.

“Duke ndjekur burimet, ai tashmë ka aktivizuar klauzolën e rimetchit”.

“Gjëja e parë që tha kur erdhi në korner ishte ‘Do shihemi në rimetch”.

“Nuk u konsiderua si mundësi, ishte vendim dhe dëgjova që Hearn dhe AJ ishin duke diskutuar për rimetchin”.

“Ata po diskutonin për kohën dhe Joshua dëshiron të fitojë. Por, rimetchi do ndodh”.

“Jemi gati për rimetchin dhe besoj që Tyson Fury do nokautohet nga Wilder, pra nuk do këtë rol”, deklaroi ai.

Joshua pritej të përballej me Furyn, por pastaj u detyrua të mbronte titujt ndaj Usyk, kurse në vikend i humbi të gjithë. /Gazeta Sinjali Sporti/