Anthony Joshua ka këmbëngulur se testimi i shpejtësisë dhe aftësive të Tyson Fury në një meç stërvitor do t’i ndihmojë atij ta mposhtë bashkatdhetarin e vet në një meç në të ardhmen.
Joshua i rifitoi titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO pasi e mundi Andy Ruizin në rimeçin e zhvilluar në fillim të dhjetorit, dhe tani i ka ofruar Furyt të ushtrojë me të para meçit të tij me Deontay Wilder në shkurt.
30-vjeçari thotë se dëshiron ta ndihmojë Furyn ta rrahë Wilderin dhe beson se boksimi me të në stërvitje do t’i ndihmojë vetë atij ta mposhtë Fuyrn nëse luftojnë në të ardhmen.
Fury do të përpiqet t’ia rrëmbejë Wilderit titullin në WBC pas dy muajve. Nëse e arrin këtë, atëherë një meç me Joshuan do të ishte i mundur.
“Në fund të fundit, ajo që vlen është përvoja. Çfarë kam mësuar nga vetja dhe se kush jam është – nëse e bëj një gabim, nuk e përsëris atë”, tha Joshua për Sky Sports.
“Me Furyn, nëse boksoj me të në stërvitje për herë të parë, mbase për të mirën time, mund ta mposhti në ring ose ai mund të më mposhtë mua në ring”, shtoi ai.
“Nëse ndodh kështu, atëherë unë do të marr shënime dhe t’i përmirësoj gabimet e mia për meç me të kur të jem i gatshëm të luftoj me të. Prandaj, kur them se do ta testoj Furyn është sepse kam një plan në mendje që askush nuk do ta kuptojë vërtet. Do ta mposht atë”, theksoi ai.