Anthony Joshua e ka pranuar se është drejt fundit të karrierës së tij, duke lënë të kuptohet se i kanë mbetur edhe pesë vjet maksimumi në boks para se të pensionohet.
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë është duke iu afruar periudhës më të rëndësishme të karrierës së tij, pasi që është në bisedime me Tyson Fury, për dy luftëra për unifikimin e titujve të botës gjatë këtij viti, përcjellë Sinjali Sportiv.
Që prej se debutoi në vitin 2013, Joshua është bërë dy herë kampion, pasi i rifitoi titujt.
WBA, IBF dhe WBO në rimeçin e vitit 2019 kundër Andy Ruiz Jr, para se t’i mbronte ata me një fitore me nokaut kundër Kubrat Pulev muajin e kaluar.
“Ky nuk është fillimi i karrierës sime. Po shkoj drejt fundit të karrierës sime”, tha Joshua për Sky Sports.
“Unë nuk jam nga ata që jetojnë në çast dhe mendojnë se çdo gjë është e çastit. Unë gjithmonë planifikoj përpara, që do të thotë se po shkoj drejt fundit të karrierës sime”, shtoi ai.
“Kanë mbetur pesë vjet, praktikisht një cikël olimpik. Pra kur të mbahen lojtarët e ardhshme Olimpike unë futem në fundin e karrierës sime”, nënvizoi ai.
Synimi i Joshuas para se të pensionohet është, natyrisht, t’ia marrë bashkatdhetarit të vet Fury titullin në WBC dhe të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë.