Anthonhy Joshua do të kërkojë t’i hakmerret Andy Ruzi Jr më 7 dhjetor në Arabinë Saudite. Lajmi është konfirmuar nga dy boksierët.
Dy boksierët janë pajtuar që ndeshja e dytë mes tyre të mos zhvillohet në asnjërën “shtëpi”, apo as në Amerikë. Kanë vendosur që të luftojnë në “mes të shkretëtirës”.
Në këtë duel, Andy Ruiz Jr do të mbrojë titujt e peshës së rëndë në kategoritë IBF, ËBA dhe ËBO, të cilat fitoi në sfidën e 1 qershorit. Në atë ditë, në Nju Jork, ai mundi me “KO teknik” në raundin e shtatë Joshua.
Andy Ruiz, ka 33 fitore e 1 humbje në karrierën e tij, ndërsa do të mbrojë për herë të parë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Ndërsa Joshua, 22 fitore e 1 humbje, synon të rimarrë titujt kampionë që humbi më 1 qershor.