image Profesori amerikan numëron dy "paqartësi" që e sfidojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër

Politikë

Profesori amerikan numëron dy “paqartësi” që e sfidojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër

news image

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha të premten se zbatimi i marrëveshjes së arritur muajin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përballet me sfida të mëdha për shkak të paqartësive të asaj rreth së cilës palët janë pajtuar.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë gjatë një debati me temën “Marrëveshja Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë”, e organizuar nga instituti Kipred dhe universiteti “Johns Hopkins”.

Joseph numëroi siç tha dy paqartësi që e sfidojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Paqartësia e vetë marrëveshjes, fakti që janë lënë boshllëqe, që janë elementë që nuk janë specifikuar, hollësi të paspecifikuara që ngritin pikëpyetje dhe nën dy, sigurisht që është statusi i marrëveshjes, fakti që nuk u nënshkrua dhe kontekstualisht fakti që dëgjojmë një nivel negativiteti për një marrëveshje që sapo është arritur, gjë që natyrisht nuk është inkurajuese”, tha ai duke nënvizuar se tashmë me zbatim do të matet edhe besueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian si dy fuqi që kanë investuar për arritjen e marrëveshjes.

“Konteksti që kemi këtu është se kemi investim joformal nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në këtë përpjekje. Besueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian është në pyetje, jo vetëm e Kosovës dhe Serbisë që janë testuar me këtë marrëveshje, dhe kemi detyrime formale në vetë marrëveshjen e pranuar nga Bashkimi Evropian. Ky është konteksti me të cilin përballemi, nuk ka asnjë këtu që ka ndonjë iluzion se kjo marrëveshje do të jetë e lehtë dhe e lëmuar”, tha ai.

/GazetaSinjali/