image Jose Mourinho dëshiron ta ketë në skuadër Andre Silvan

Futboll

Sport/ Jose Mourinho dëshiron ta ketë në skuadër Andre Silvan

news image

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, është duke kërkuar një zëvendësues për Harry Kane, i cili për shkak të lëndimit pritet të mungojë gjashtë muaj.

Sipas asaj që raporton “Telegraph”, Mourinho, është duke kërkuar që të marrë Andre Silvan, transmeton Gazeta Sinjali.

Silva dhe Mourinho e kanë të njëjtin agjent, kështu kjo nuk do të ishte ndonjë tentativë e vështirë për trajnerin e Tottenhamit.

Megjithatë, asgjë nuk është bërë zyrtare në lidhje me këtë transferim dhe mbetet të shihet se a do t’i bashkohet Silva skuadrës së Mourinhos apo jo./Gazeta Sinjali/