image Guardiola në kërkim të një golashënuesi, tregon të preferuarin e tij

Futboll

Guardiola në kërkim të një golashënuesi, tregon të preferuarin e tij

news image

Sulmuesi portugez Andre Silva ka shkëlqyer në sezonin që sapo përfundoi, duke i realizuar 28 gola në 32 ndeshje në fanellën e klubit gjerman, transmeton Sinjali Sport.

Andre Silva ka bërë një rikthim sensacional të karrierës së tij.

Sulmuesi portugez dukej si i humbur në fanellën e Milanit, ku u konsiderua si dështim.

Mirëpo, përfaqësuesi portugez e rigjeti formën ideale në kampionatin gjerman.

25-vjeçari shkëlqeu në sezonin që sapo përfundoi me Eintracht Frankfurtin.

Duke e mbyllur sezonin vetëm prapa sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski. Dhe, mediumi gjerman “Sport Bild” shkruan se këto paraqitje u kanë rënë në sy trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, përcjell Gazeta Sinjali.

Trajneri katalunas, në fakt është në kërkim të një golashënuesi pas largimit të Sergio Agueros dhe portugezi do të ishte njëri prej profileve të tij të preferuar.

Çmimi që e ka vendosur Eintrachti për lojtarin është afro 40 milionë euro. City duket se e ka kontaktuar tashmë menaxherin e Andre Silvas, i cili do ta pëlqente një transferim tek kampioni i ri i Anglisë. /Gazeta Sinjali Sporti/