image Johnson: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë, Putin është i dëshpëruar

Botë

Johnson: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë, Putin është i dëshpëruar

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se Rusia po kryen krime luftë në Ukrainë.

Sipas Johnson, sulmet e Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë edhe më shumë dëshmi se Putin dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte dhe asnjë mohim apo dezinformim i Kremlinit s’mund t’i fsheh ato.

Pamjet nga qyteti i Bucha që nga tërheqja e forcave ruse kanë treguar shkatërrim të gjerë dhe trupa të shtrirë në rrugë, disa me duar të lidhura pas shpine, ndërsa pamje të ngjashme janë shfaqur nga qyteti fqinj i Irpin, shkruan CNN.

Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar që ndonjë civil të jetë dëmtuar nga forcat e saj në Bucha dhe i quajti fotot “një tjetër prodhim i regjimit të Kievit për mediat perëndimore”.

“Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë”, ka shkruar Johnson në llogarinë e tij në Twitter.

Pamjet e fundit nga qyteti Bucha ku shihen qindra civilë të vrarë nëpër rrugët e qytetit kanë shtyrë të reagojnë të gjithë liderët botëror duke i dënuar sulmet ruse mbi popullsinë civile.

/GazetaSinjali/