image Joe Biden përfshin ushtrinë në fushatën e vaksinimit antiCOVID

Botë

Joe Biden përfshin ushtrinë në fushatën e vaksinimit antiCOVID

news image

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden do të punësojë persona edhe nga Garda Kombëtare dhe Mbrojtja Civile për të forcuar fushatën e vaksinimit antiCOVID në vend, për të ndërtuar klinika speciale dhe për të siguruar një shpërndarje të barabartë, përfshirë edhe burgjet, njoftoi ekipi i tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Plani i Biden do të përshpejtojë vaksinimin e amerikanëve dhe ofron krijimin e mijëra qendrave të vaksinimit në të gjithë SHBA-në.

”Kjo do të bëjë të mundur administrimin për të gjithë amerikanët të vaksinës jo shumë larg nga shtëpia”, shpjegoi presidenti i zgjedhur në një fjalim në Wilmington.

“Para se të bëhen më mirë, gjërat do të përkeqësohen. Por, ju keni fjalën time, ne do të jemi në gjendje të dalim nga kjo situatë”, theksoi ai duke shpjeguar se si ndryshimi në politikë dhe strategji do kohë për të dhënë rezultatet e tij.

/Gazeta Sinjali/