image Joe Biden pas betimit: Kjo është Dita e Amerikës dhe demokracisë, një ditë historike dhe shprese

Botë

Joe Biden pas betimit: Kjo është Dita e Amerikës dhe demokracisë, një ditë historike dhe shprese

news image

Joe Biden sapo ka bërë betimin e tij në Kapitol Hill dhe tani bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Para marrjes së detyrës, zoti Biden dha një mesazh uniteti, posaçërisht për nevojën e bashkimit për t’u përballur me sfidat e shkaktuara nga pandemia që u mori jetën 400 mijë vetave në Shtetet e Bashkuara dhe shkaktoi shumë vështirësi ekonomike.

“Duhet të kujtojmë. Ndonjëherë është e dhimbshme të kujtosh, por kështu rimëkëmbemi. Është e rëndësishme ta bëjmë një gjë të tillë si komb,” tha zoti Biden të martën vonë ndërsa bashkë më zonjën Harris udhëhoqi një ngjarje përkujtimore para Memorialit të Linkolnit për ata që kanë vdekur.

Ai më vonë u zotua të “fillojë menjëherë nga puna” pasi të jetë betuar, duke thënë se “nuk kemi asnjë sekondë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi si komb”.

Ai po ashtu tha se demokracia ka mbizotëruar.

“Kjo është Dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë historike dhe shprese”.

“Përmes një kasolle për epokat, Amerika është provuar dhe është ngritur në sfidë. Sot ne festojmë një triumf jo të një kandidati, por të një kauze, një kauze të demokracisë”, tha ndër të tjera ai.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.

Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump.

Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

/Gazeta Sinjali/