Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden mori dozën e tij të parë të vaksinës Pfizer Inc COVID-19 të hënën në një spital në Newark, Delaware, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai me këtë rast u bëri thirrje amerikanëve që të marrin vaksinën kur të jetë në dispozicion, raporton Reuters.
Po ashtu, Biden derisa po e merrte vaksinën, kishte vënë dy maska, për të treguar se sa seriozisht e ka marrë COVID 19 dhe për të dhënë shembull qytetarëve të SBBA-së që ta vendosin maskën për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje.