image Joe Biden mbërrin për të takuar liderin polak në Varshavë

Botë

Joe Biden mbërrin për të takuar liderin polak në Varshavë

news image

Himni kombëtar i ShBA-së kumboi në Varshavë këtë mëngjes, ndërsa Joe Biden mbërriti për të takuar homologun e tij polak Andrzej Duda.

Në shenjë besnikërie, Biden dhe Duda qëndruan në këmbë ndërsa himnet kombëtare u interpretuan nga ushtarakë polakë, përpara se dyshja të inspektonte një rresht ushtarësh, shkruan SkyNews.

Reuters

Biden ka argumentuar se “bota e lirë” kundërshton pushtimin rus të Ukrainës dhe se ekziston unitet midis ekonomive kryesore për nevojën për të ndaluar Vladimir Putin.

Udhëtimi i tij në Varshavë përfshin takime me ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministrin e mbrojtjes Oleksii Reznikov, takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të lartë ukrainas që nga fillimi i luftës.

/GazetaSinjali/