image Joe Biden kërkon që të shkarkohet Donald Trump

Botë

SHBA/ Joe Biden kërkon që të shkarkohet Donald Trump

news image

Kandidati për president i Amerikës Joe Biden, kërkon që Donald Trump t’i nënshtrohet procedurave të hetimit dhe shkarkimit.

Kërkesa e Trumpit ndaj Ukrainës për të hetuar Biden dhe djalin e tij si të implikuar në korrupsion mbetet tema më e nxehtë politike në Amerikë.

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, për herë të parë ka bërë thirrje për shkarkimin nga detyra e kreut të shtetit, Donald Trump.

Politikani demokrat deklaroi se telefonata e Trump-it ku i kërkonte Ukrainës të hetonte nëse djali i tij dhe ai personalisht ishin implikuar në korrupsion, ishte akt i pastër tradhtie.

Me fjalët dhe veprimet e tija, presidenti Trump ka shkelur betimin, ka tradhtuar kombin dhe ka kryer vepra të dënueshme. Për të ruajtur demokracinë, integritetin tonë themelor, ai duhet të vihet nën akuzë formale,” u shpreh Biden gjatë një tubimi elektoral.

Ligjvënësit demokratë në dhomën e ulët të Kongresit po përgatiten të pyesin dëshmitarë të tjerë që kanë dijeni për telefonatën e 25 korrikut mes dy presidentëve.

Hetimet po fokusohen te akuza se presidenti republikan ka kërkuar ndërhyrjen e një shteti të huaj në procesin elektoral të vendit, për të dëmtuar rivalët e tij, por edhe për t’i mohuar Ukrainës rreth 400 milionë dollarë ndihma ushtarake në këmbim të hetimit të Bidenit.

Shtëpia e Bardhë e ka kundërshtuar veprimtarinë e komisioneve hetimore, pasi nismat për hetimin nuk janë hedhur në votë.

Presidenti Trump tha të mërkurën se do bashkëpunojë me hetuesit nëse procesi i kthehet kushtetutshmërisë.