Presidenti amerikan, Joe Biden ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe agjencitë e inteligjencës, që të vlerësojnë shkallën e ekstremizmit të dhunshëm në Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Sinjali.
Kështu të paktën është paralajmëruar nga Shtëpia e Bardhë, pasi një grup demonstruesish që kanë përkrahur ish-presidentin Donald Trump ishin futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan.
“Sulmi në Capitol gjatë 6 janarit dhe vdekjet tragjike që kanë ndodhur kanë nxitur atë që ne e quajmë: rritje e ekstremizmit të dhunshëm në familje, që është më serioze dhe kërcënim i madh për sigurinë kombëtare”, ka bërë të ditur Jenn Psaki, zëdhënëse në Shtëpinë e Bardhë, shkruan AP.
Ajo ka theksuar se janë të nevojshme disa veprime të reja, dhe se kjo çështje mbetet prioritet për administratën e re amerikane.
“Duhet bërë më shumë. Për këtë presidenti ka angazhuar një ekip për Siguri Kombëtare që të kryej këtë analizë, qysh në ditën e dytë të tij në funksion si president”, ka shtuar Psaki.
Vlerësimin e kërcënimit duhet ta kryejnë edhe nga Zyra e Drejtorit për Siguri dhe organet e tjera si FBI, që do të përdorin të gjitha kapacitetet për të vepruar sa i përket kësaj çështje.