image Joe Biden fiton në Arizona, i shtohen gjasat për fitore

Botë

Joe Biden fiton në Arizona, i shtohen gjasat për fitore

news image

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka fituar zyrtarisht në shtetin e Arizonës, e cila ka 11 vota të Kolegjit Zgjedhor, njoftoi agjencia Associated Press.

Kjo fitore në Arizona, i mundëson Bidenit që t’i fitojë zgjedhjet edhe nëse humb në Pensilvani dhe nëse fiton në Michigan dhe Wisconsin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.

Fitorja e Bidenit në Arizona në mënyrë thelbësore e kufizon rrugën e Trumpit drejt fitores dhe duket se presidenti i tanishëm është plotësisht i vetëdijshëm për këtë./Gazeta Sinjali/