image Jo vetëm Muriqin, Lazio synon transferimin e futbollistit tjetër kosovar

Futboll

Jo vetëm Muriqin, Lazio synon transferimin e futbollistit tjetër kosovar

news image

Klubi italian Lazio siç duket është i “dashuruar” në lojën që bëjnë futbollistët kosovar.

Kjo pasi që ky klub ka shprehur interesim për transferimin e Muriqit e sipas raportimeve të fundit interesim ka edhe për Mërgim Vojvodën, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave italiane Igli Tare mund të bëjë një ofertë për Vojvodën nëse Adam Marusic transferohet te Paris Saint-Germain.

Çmimi i kërkuar për Mërgim Vojvodën po besohet se është 7 milionë euro.

/Gazeta Sinjali/