Është mbyllur pjesa e parë mes Frankfurt dhe Bayernit.
Dy skuadrat po hapin xhiron e kampanjës së edicionit të ri 2022-23 në Bundesliga.
E Bayerni nuk ka mundur ta nisë më mirë sezonin e ri, duke shënuar plot pesë gola gjatë 45 minutëshit të parë.
U deshën të kalojnë vetëm pesë minuta, kur Joshua Kimmich e shënoi golin e parë të Bundesligas për sezonin e ri, përpara se Benjamin Pavard të shënonte golin e dytë në minutën e 11-të.
Sadio Mane realizoi të tretën në minutën e 29-të, kurse Jamal Musiala gjashtë minuta më vonë e realizoi të katërtin në minutën e 35-të.
Serge Gnabry shënoi të pestin në minutën e 43-të, duke e demoluar kështu skuadrën e Frankfurt në vetëm 45 minutat e parë të ndeshjes.