Jill Biden, gruaja e kandidatit për president të SHBA-së Joe Biden, tha se Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack Obama, do të ishte një zëvendëspresidente e shkëlqyer pranë burrit të saj, Bidenit.
Ish-zonja e parë Obama, vazhdon të jetë e popullarizuar dhe disa demokratë kanë thënë se ajo do të ishte një bashkëpuntore e mrekullueshme për Bidenin.
Jill Bideni, e pyetur nga CNN nëse burri i saj Joe Biden, i nominuari për president do ta konsideronte Michelle Obamën për bashkëpunëtore, ajo tha se “kjo do të ishte diçka e mrekullueshme”.
“O zot, ka shumë gra të kualifikuara e të mira. Do t’ia lë atij të vendos por, mund të them se ai po kërkon një grua që ka synime sikur të tij. Do të doja shumë që Obama të pranojë këtë, por besoj që ajo e ka lënë politikën, porse kjo do të ishte diçka e mrekullueshme”, u shpreh ajo./Gazeta Sinjali/