image Jevtiq: Shtërpca do të jetë pjesë e Asociacionit

Politikë

Jevtiq: Shtërpca do të jetë pjesë e Asociacionit

news image

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, pas heqjes së banerit “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” nga ana e Policisë së Kosovës në Shtërpcë tha se ky qytet do të jetë pjesë e Asociacionit.

Në një postim në Twitter, ai thekson se “pjesa dërrmuese e popullit serb në Shtërpcë e donte këtë pa mëdyshje dhe me rastin e aksionit të mbrëmshëm në të cilin, sipas informacioneve nga terreni, mori pjesë edhe një serb nga radhët e policisë së Kosovës”.

Fatkeqësisht, ka edhe serbë, me emër dhe mbiemër, të cilët treguan mbrëmë se çfarë mendojnë për Asociacionin. Për fat të mirë, ata nuk kanë mbështetjen e popullit serb për politikën e tyre, sepse tjetër gjë janë fjalët, kurse diçka tjetër janë veprat”, shkruan ai. /GazetaSinjali/