image ‘Jetë o jetë’, pas veturës së re Fero bëhet me shtëpi luksoze

Bota e Yjeve

‘Jetë o jetë’, pas veturës së re Fero bëhet me shtëpi luksoze

news image

Fero është njëri ndër reperët që ka bërë shumë zhurmë në industrinë e muzikës.

Madje reperi së fundi është rikthyer në vendin e vjetër, në “On Records”.

Fero përtej muzikës merr vëmendje edhe me jetën e tij private.

Reperi sapo na njoftoi me shtëpinë e tij më të re.

Përmes një postimi ai ka treguar se ka blerë një shtëpi super luksoze.

“Shumë urime për mua, sapo bleva një shtëpi të re”, ka shkruar ai.

Gjithashtu para shtëpisë ka parkuar edhe BMW X6 të cilën ka pak ditë që e ka blerë.

Fero është i martuar me modelen super seksi, Arbenita Ismajli dhe së bashku janë prindër të një vajze.

/GazetaSinjali/