image Jeta luksoze e çiftit nga Vlora që tentuan grabitje si në filma (FOTO)

Shqipëri

Jeta luksoze e çiftit nga Vlora që tentuan grabitje si në filma (FOTO)

news image

Siç mund të shihet në pamjet e siguruar ata i hedhin sprej në fytyrë pronares së argjendarisë me qëllim grabitjen e biznesit.

Por plani nuk shoi ashtu siç çifti e kishte parashikuar, pasi të dy përfunduan në prangat e policisë.

Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale rezulton se çifti bënte një jetë luksoze. Në fotot e publikuara prej tyre nuk mungon shampanja, makina, bizhuteritë e florinjta dhe ora rolex.

Siç mund të shihet nga këto pamje të siguruara nga “Panorama.al” çifti Hoxhaj u ka hedhur lëndë djegëse në fytyrë pronarëve të argjendarisë në momentin që kanë hasur kundërshtinë e tyre.

Ka qenë pikërisht gruaja, e cila nxjerr me shpejtësi një spraj paralizues dhe iu hedh në fytyrë pronarit dhe shitëses, ndërsa bashkëshorti i saj tenton të marrë bizhuteritë.

Por pavarësisht tentativës, pronari i argjendarisë i ka ndjekur bashkë me shitësen, duke i ndaluar në hyrje të dyqanit. /GazetaSinjali/