image Jep dorëheqje nga AAK-ja asamblistja në Komunën e Prishtinës

Kosovë

Reagim/ Jep dorëheqje nga AAK-ja asamblistja në Komunën e Prishtinës

news image

Asamblistja Fiknete Bejta përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka bërë të ditur që ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja, ku ajo tani e tutje do të vazhdoj të jetë si asambliste e pavarur në Komunën e Prishtinës.

Bejta ka shkruar se ajo është vendosur para një situate të vështirë, ‘’nënshtrim’’ ose ‘’dorëheqje’’, dhe se ajo ka zgjedhur të jap dorëheqje për të mbrojtur dinjitetin e saj.

Asamblistja, tashmë e pavarur, AAK-në e ka quajtur edhe si organizatë lideriste e rajonaliste që nuk ka organizim demokratik.

‘’Fatkeqësisht, kuptova se AAK është një organizatë lideriste e rajonaliste, që nuk i ngjan aspak një partie politike me organizim demokratik. Po s’u bëre servil i liderëve dhe grupeve rajonale me interesa të caktuara aty brenda, denigrohesh deri në pafundësi’’, ka shkruar Bejta.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Fiknete Bejtes:/ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/netja2018/posts/642226929863250?xts%5B0%5D=68.ARB5zhL-Yt9vAz3AAa1NinEU08GOHtGnr4DEcsTC28UR-I-8n7kVtR5b3j_Lz5E9tNsH2Roo4ZIbvreo4Xr5dlQZ48wgBs5OJhxD4g1nDgC4pkf80r6HWlYogUhFH8poNgsxupfHfbK7cJWIk6gsySBNxDBU7Ar_Wc6Uuhtl_g-c21g_fK3zVeUKX9eRTWrrzORzkG9prBXbtyRcQTjihqprzG-dQW5GH3FDh9Q_6o6jLp3tYaX-RZo9i-_dgYU0w0nJYYDYk52IeOMsUGn6v7-zHDDulrOU2bkjxG6W3jLCuTXYWnaYzT6S0rd8uh599hgq5Nj5GU5cXAOEseg&tn=-R