Bashkim Hasani ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar vetë Hasani, përmes një postimi në Facebook.
“Për arsye krejtësisht personale, ju njoftoj që nga sot jap dorëheqje nga çdo përgjegjësi e të qenurit nënkryetar i AAK-së dega në Viti”, ka shkruar Hasani.
Kjo dorëheqje e nënkryetarit të AAK-së në Viti vjen vetëm pak ditë pasi kjo parti lidhi koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në qeverisjen e Komunës së Vitisë./Gazeta Sinjali/