image Jennifer Lopez shkëlqen në premierën e filmit të ri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Jennifer Lopez shkëlqen në premierën e filmit të ri

news image

Aktorja njëherësh edhe këngëtarja e njohur amerikane, Jennifer Lopez, së fundmi ishte e pranishme në premierën e filmit të saj më të ri.

Bëhet fjalë për filmin “Hustlers”, i cili për herë të parë u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, transmeton Gazeta Sinjali.

JLo u paraqit me një fustan të gjatë dhe të verdhë si dhe një palë sandale që kushtojnë rreth 150 dollarë. Mirëpo, vëmendjen më të madhe arriti ta merrte çanta e dorës, e cila të krijonte idenë së në duar po mbante para.

Kujtojmë qe filmit “Hustlers” është i bazuar në një artikull të publikuar në vitin 2016, në “New York Magazine”. Shkrimi fliste se si një grup ish-stiptistesh i mashtruan disa klientë të pasur të Wall Street./Sinjali/

Related image
'Hustlers' premiere, Arrivals, Toronto International Film Festival, Canada - 07 Sep 2019