image Jennifer Lopez shkëlqen në premierën e filmit të ri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Jennifer Lopez shkëlqen në premierën e filmit të ri

news image

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore Jennifer Lopez, mbrëmë ka shkëlqyer në premierën e filmit të ri “Marry Me”.

Artistja u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë argjendi, i cili vinte në pah linjat trupore të 50-vjeçares, transmeton Gazeta Sinjali.

“Marry Me” është një novelë komike e Bobby Crosby, e cila paraqet tregimin e një ylli të muzikës pop kur sheh një adhurues me një tabelë në dorë që shkruan “Martohu me mua”, dhe vendosë të pranojë ofertën, pasi i fejuari e braktisi në altar.

Në këtë film krahas Jennifer Lopez luan edhe aktori i njohur Owen Wilson./Gazeta Sinjali/