Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore Jennifer Lopez, mbrëmë ka shkëlqyer në premierën e filmit të ri “Marry Me”.
Artistja u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë argjendi, i cili vinte në pah linjat trupore të 50-vjeçares, transmeton Gazeta Sinjali.
“Marry Me” është një novelë komike e Bobby Crosby, e cila paraqet tregimin e një ylli të muzikës pop kur sheh një adhurues me një tabelë në dorë që shkruan “Martohu me mua”, dhe vendosë të pranojë ofertën, pasi i fejuari e braktisi në altar.
Në këtë film krahas Jennifer Lopez luan edhe aktori i njohur Owen Wilson./Gazeta Sinjali/