image Jennifer Lopez pranon se është lënduar, filmi 'Hustlers' nuk u nominua për asnjë çmim në Oscar

Showbiz/ Jennifer Lopez pranon se është lënduar, filmi ‘Hustlers’ nuk u nominua për asnjë çmim në Oscar

news image

“Hustlers” është një nga filmat në të cilin Jennifer Lopez ka qenë personazhi kryesor.

Ky film përmban një histori të vërtetë të një vajze, e cila përmes striptizmit qëllim kishte të realizonte ëndrrat e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe pse ky film ka pasur komente pozitive, nuk është nominuar për anjë çmimin Oscar, e për këtë gjë Lopez duhet se është tejet e mërzitur.

“U mërzita! U mërzita pak sepse dhashë shumë për ta ndërtuar. Mora shumë feedback pozitiv të them të drejtën dhe kishte shumë nga ata që mendonin se do të nominohesha për Oscar. Thashë se do të ndodhte vërtetë. Nuk ndodhi dhe u ndjeva keq. U ndjeva si e lënë në baltë.”, tha Lopez

Gjithsesi, Lopez vijoi të thoshte se fillimisht “mospërfilljen” e përdori më shumë për të reflektuar sesa ta shihte si një gabim nga ana e Akademisë.

“E gjithë skuadra ime punon me mua prej 20, 25 vitesh dhe mendoj se kishin shpresa të mëdha. Më duket sikur i kam lënë pak pas dore. Vjen një moment që ti mendon se ke nevojë për aprovimin e njerëzve. Ti do që njerëzit të thonë sa punë të mirë bëre. Unë s’kam më nevojë për këtë. Jam shumë mirë këtu ku jam dhe mjafton. Nuk më duhet një çmim për t’i treguar se jam mjaftueshëm.”- përfundoi Lopez.

Lopez nuk u nominua as për kategorinë “Best Supporting Actress”, për rolin e Ramona-s tek Hustlers, film i bazuar mbi një artikull të shkruar tek “The New York” në dhjetor të 2015-ës./Gazeta Sinjali/