Këngëtarja latine Jennifer Lopez ka vendosur ta mbyllë vitin 2022 me një fotosesion të veçantë, brenda të cilit është paraqitur e zhveshur.
Sipërmarrësja e modës dhe bukurisë, 53 vjeçe, ka njoftuar lansimin e dy produkteve të reja të markës JLo Body dhe ajo u zhvesh për të treguar lëkurën e saj me shkëlqim për fushatën në fjalë, shkruan Page Six.
Duke mbuluar gjoksin me krahët e saj Lopez ka buzëqeshur para kamerës në foton e kopertinës së saj, por fansat që presin të bëjnë disa foto më të zhveshura mund të zhgënjehen.
“Kështu, pasi juve ju pëlqyen aq shumë Booty Balm-i ynë, unë bëra dy produkte të reja për trupin”, tha ajo në klipin e ndarë me ndjekësit e saj në mediat sociale.
Ylli i hitit “Let’s Get Loud”, e cila u martua me Ben Affleck këtë verë, vazhdoi të thotë se serumi përmirëson “tonin dhe strukturën e pabarabartë të lëkurës”, ndërsa kremi synon “gropëzimet e lëkurës të vështira për t’u trajtuar dhe humbjen e qëndrueshmërisë”.
Shtesat e reja në linjën e saj i bashkohen “Booty Balm” që ajo prezantoi në korrik, i cili ishte produkti i parë në zgjerimin e JLo Beauty në kujdesin e trupit.