Ajo së fundmi është bërë pjesë e kastit të filmit “Hustlers”, i cili lansohet në kinema me 13 shtator.
Fjala është për yllin e muzikës pop, Jennifer Lopez, ku tashmë do e shohim edhe me një rol të ri.
50-vjeçarja ka sjellur disa pjesë në llogarinë e saj personale, Instagram, derisa zbuloi se ajo do të jetë e përfshirë në disa skena mjaft të ‘nxehta’.
“Jam martuar me paratë”, ka shkruar ajo krahas imazheve.
Në ndërkohë, këngëtarja amerikane po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.
E njëjta së fundmi dhuroi një performancë të mahnitshme në Turqi, teksa mediat atje kanë raportuar se bileta më e lirë për t’a ndjekur paraqitjen e artistes ka kushtuar një mijë euro gjersa ajo VIP, ka kapur shifrat e 50 mijë sosh.