Ende vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera, duke mos munguar edhe dukja e saj perfekte, shkruan Gazeta Sinjali.
Është fjala për Jennifer Lopez, e cila përkundër moshës nuk i kursen asnjëherë pozat provokuese për fansat e saj, shkruan Daily Mail.
Ndërsa, në një postim në rrjetin social Instagram, 51-vjeçarja ka ndarë disa imazhe, ku Jennifer modeloi me stile të ndryshme të çizmeve.
Ngjyrat e veshjes së saj përkonin më shumë me atë të stinës së vjeshtës, përmes të cilave ajo vinte në pah format trupore.
Flokët e dredhura i ka lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh këngëtarja ka shkuar me ngjyra më të errëta.
Gjatë kësaj jave ajo së bashku me bashkëshortin e saj, kanë mbështetur kandidatin Joe Biden, ndërsa flisnin në Instagram. /Gazeta Sinjali/