Në muajin mars të këtij viti, Jennifer Lopez mori propozim për martesë nga partneri i saj, Alex Rodriguez.
Gjatë udhëtimit të tyre në Bahamas, buzë detit Alex i propozi Jennifer dhe përgjigja e saj ishte “Po”.
Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj, çifti i njohur nuk harruan të festonin për këtë moment.
Burime pranë tyre kanë treguar për revistën “People” se çfiti kanë organizuar një festë ditën e premte në Los Angeles.
Së bashku me miqtë dhe të afërmit ata kanë festuar për fejesën dhe martesën e tyre që pritet të mbahet së shpejti.
Lopez ka treguar pak kohë më parë se ajo dhe partneri i saj mund të martohen vitin e ardhshëm, duke qenë se ata kanë 3 vjet qe jetojnë një histori dashurie.
Në fillim të këtij muaji artistja tha se ende nuk e kanë vendosur datën e martesës apo vendin se ku do e organizojnë dasmën./Gazeta Sinjali/